SPAK ka kryer goditjen më të madhe që nga krijimi i tij, duke u konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit.
Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se bëhet fjalë për një truall prej 300 mijë metra katror dhe 75 pasuri të luajtshme dhe të palujtshme.
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur ditën e sotme vendimin për për një tjetër fraksion të Dosjes 339, e cila ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë.
Mes te dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.
Xhevi Ndoka është dënuar me përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa Mimoza Ndoka është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Sakaq janë dënuar me nga 2 vite burg me kusht Vlash Gaxulli dhe Genc Zeneli si dhe me 1 vit e 4 muaj burg me kusht M.Perskurën. GjKKO ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg me kusht Luigj Palokën, 3 vite e 4 muaj burg Paulin Simonin.
Ndërkohë me 3 vjet e 6 muaj burg Blendi Ndoka dhe me 2 vite me kusht Kol Lleshi. Po ashtu me 4 vite e 8 muaj burg është dënuar Emanuel Gjurën dhe me 8 muaj për Zef Lazrin.
Xhevi Ndoka 6 vite e 8 muaj burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4 vite e 8 muaj burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vite e 6 muaj burg
Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht
Paulin Simoni 3 vite e 4 muaj burg
Vlash Gaxulli 2 vite burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vite burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vite burg, me kusht
