Gol në ekstrem, Dortmund nuk dorëzohet për titullin! Paterborn-i Gjasulës 'firmos' rënien nga Bundesliga

13 Qershor 2020, 20:44

Pavarësisht se kampionati duket një mision i pamundur Dortmund vijon të mos dorëzohet. Skuadra verdhezi ka fituar sot me rezultatin minimal 0-1 në trasnefrtën e Dusseldorf në takimin e vlefshëm për javën e 31 të Bundesligës.

Golin e vetëm të takimit Dortmund-i i drejtuar nga Lusien Favre e realizoi në limitet e kohës së rregullt, pasi Haaland bëri heroin në minutën e 95, duke dërguar topin në rrjetë për tre pikët. Më shumë se për pikët kjo ishte edhe një fitore karakteri, pasi verdhezinjtë në këtë mënyrë deklarojnë se nuk dorëzohen kurrë edhe pse kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi kampionatit.