Gola dhe emocione, Napoli-Milan mbyllet ne paqe

13 Korrik 2020, 11:48

Një ndeshje me plot emocione dhe spektakël është luajtur mbrëmë në “San Paolo” mes Napolit dhe Milani por që u mbyll pa fitues. Barazimi 2-2 i mban në lojë të dyja skuadrat për një vend në zonën evropiane por më shumë ishte një pikë e artë për kuqzinjtë. Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 20-të me mbrojtësit Theo Hernandez me një të majtë në ajër por më pas Napoli do të arrinte deri edhe ta përmbyste ndeshjen.

Pas një gabimi të Donnarumma mbrojtësi Di Lorenzo e shtyn topin në rrjetë ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë Mertens gjen golin e avantazhit duke ia kaluar topin poshtë këmbëve portierit milanist.Ibrahimovic në hijë lë fushën dhe më pas Milani gjen golin e barazimit. Kessie është ai që vendosi barazpeshën duke kthyer në gol një penallti.52 pikë Napoli e 50 Milani gara për Europën është plotësisht e hapur. Sonte Interi do kërkojë të rikthehet tek fitorja në ndeshjen që mbyll javën e 32-të të Serisë A.Në Premier League Tottenham fitoi 2-1 me përmbysje derbin e Londrës veriore ndaj Arsenalit dhe e parakalon në renditje. Lacazette kaloi topçinjtë në epërsi por djemtë e Mourinho e përmbysën me golat e Son dhe Alderëeireled. “Lufta” për Europa League e ashpër ndërsa Manchester United nëse mposht sonte Southampton ngjitet në vend të tretë. /Përgatiti Andi Kapxhiu.