Golem/ Festa e Fundvitit me fëmijët e prekur nga tërmeti, Spiropali: Do jemi gjithmonë bashkë

28 Dhjetor 2019, 20:03

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, vizitoi sot familjet e prekura nga tërmeti, të akomoduar në hotel “Pishat e Buta”, të Golemit ku ka shpërndarë dhurata për fundvit për fëmijët , si dhe ka siguruar familjet e tyre se në nevojë dhe në të mirë, do jemi gjithmonë bashkë.

Në bashkëbisedim me fëmijët, ministrja Spiropali tha se dhuratat e para janë për bebet nën 1 vjeç. “Kjo është dhurata të cilën do ta hapim me mamin”, iu drejtua ajo një fëmije.

Spiropali uroi dhe familjarët të kalojnë gëzuar këto festa me njëri-tjetrin. Ajo u uroi shëndet për fëmijët dhe për gjithë familjen.

“Të kaloni gëzuar, shëndet fat dhe zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja dhe me të gjithë ne në këtë prag festash. Gëzuar, gëzuar dhe fëmijët ti keni me shëndet sepse i keni si yje”, tha ajo.