Goli që barazoi përkohësisht shifrat, shikoni si tifozi i Partizanit shpërthen në lot

15 Dhjetor 2019, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2019-12-15 13:03:28

Të premten u luajt një nga ndeshjet historike të kampionatit shqiptar derbi Partizani-Tirana, i cili për herë të parë u luajt në ‘Air Albania’ dhe pati të parnishëm më shumë se 19 mijë tifozë, një shifër e padëgjuar më parë.

Për të kuptuar se sa special është kjo ndeshje dhe sa ndjehet nga tifozët mjafton kjo video e cila tregon një person në moshë i cili shpërthen në lot në momentin kur Partizani shënon golin që barazoi përkohësisht rezultatin.Siç dallohet qartë edhe nga video ky person emocionohet se tepërmi, duke përligjur edhe shprehjen se futbolli nuk është thjeshtë një lojë.