Gomonia me gjysmë 500 kg kanabis në Itali, 2 skafistët ishin policë të kufirit

28 Mars 2018, 09:38 | Përditesimi: 28 Mars 2018, 09:38

Detaje të reja janë zbuluar nga grupi hetimor në lidhje me sasinë prej 500 kg marijuanë e sekuestruar dje në brigjet e ujërave italiane. Droga e kapur në Brigjet e Puglias raportohet se ishte nisur nga zona e Nartës, në Vlorë, pas dyshimeve se afër kësaj lagune ishin gjetur 2 bidonë me benzinë që janë përdorur për furnizimin e gomones. Lënda narkotike sipas policisë dyshohet se ishte magazinuar rreth dy javë më parë në një banesë të braktisur, e cila ndodhet afër bregut të lagunës. Gjatë kontrollit iu gjetën ushqim dhe bishta cigaresh që dyshohen se janë konsumuar nga trafikantët. Policia ka ushtuar kontroll edhe në banesat e dy skafistëve të arrestuar në Itali, të cilët njëherësh ishin edhe punonjës të policisë kufitare, por që deri më tani nuk rezulton asnjë e paligjshme.

Mjeti lundrues

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port" nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Vlorë, arrestoi dy punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në “Tri Port”, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.

b.ha./Shqiptarja.com