Gonxhe për Report Tv: Tregjet të mos mbingarkohen, do ketë furnizim të vazhdueshëm me ushqime

28 Mars 2020, 13:31

TIRANË - Drejtori i drejtorisë së Transportit rrugor, Blendi Gonxhe në lidhje direkte me Report Tv garantoi se furnizimi i tregjeve me ushqime e mallrave do të vijojë normalisht pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga qeveria për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gonxhe tha se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë asnjë problem ne transportin e mallrave. Ai tha se është e kotë që tregjet e pakicës të mbingarkohen me mall, pasi asnjëherë s’do ketë mungesë ushqimesh dhe mallrash të ndryshme. Ai tha se po punohet në dy aspekte kryesore, të garantohet vazhdimi i transportit te mallrave por edhe të sigurohet higjiena dhe ku ka vend te karantinohen shoferet e kamionëve.