Goxhaj për Report Tv: Trupi i Salës u gjet në mes të magazinës, ka tentuar që të fikë vatrën e zjarrit! Godina respektonte masat e sigurisë, po kryhen hetimet

27 Mars 2021, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2021-03-27 13:55:36

Në një intervistë për Report Tv, Goxhaj tha se trupi i tij është gjetur në mes të magazinës, dhe sipas tij ai është përpjekur që të shuajë vatrën e zjarrit për faktin se në afërsi të tij janë gjetur dy fikëse zjarri. Po ashtu Goxhaj shtoi se godina ka qenë e rregullt për sa i përket masave të sigurisë, por duhej evakuim i menjëhershëm.