Zbulohen detaje të reja nga banda e grabitësve, të njohur si kundërshtar të Emiliano Shullazit. GPS i makinës dhe përgjimet telefonike zbuluan bandën, mbi të cilën rëndojnë akuzat për grabitjen e 11 kasafortave në më pak se 1 vit. Dalin pamjet e një prej grabitjeve, të ndhodhura në muajin shkurt në Tiranë.
Përgjimet telefonikë dhe GPS i montuar në një prej makinave që lëvizte grupi i katër skifterave të arrestuar një ditë më parë ka ndihmuar prokurorinë dhe policinë të zbulojë të ashtëquajturit “hijet e natës’’.
Prej dy muaj Saimir Kuçi 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje. Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje dhe ish polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje janë mbajtur nën përgjim e vëzhgim.
