Gra dhe fëmijë në shi! S'kanë leje nga konsullata, bllokohen shqiptarët në kufi me Greqinë! Hajdari: Asnjë s'do kalojë

1 Prill 2020, 17:27

Shqiptarët që vijnë nga Greqia në atdhe vijojnë që të jenë një problem për autoritetet, pasi duke qenë se nuk pajisjen me autorizim nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi dogana jonë në Kapshticë dhe Kakavijë i ka bllokuar duke mos i lejuar që të futen. Sot në Kakavijë nuk u lejuan që të futen 25 emigrantë mes tyre gra dhe fëmijë. Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari tha se nëse emigrantët nuk do kenë leje nga konsullata s'do lejohet që të futen në Shqipëri. Hajdari nga Kakavija tha se shqiptarët do të lejohen të kalojnë vetëm pasi të kryhen të gjitha procedurat përkatëse.