Grabisnin banesat të veshur si policë, arrestohen 5 të rinjtë në Vlorë! Monitoronin shtëpitë me dron përpara vjedhjes

27 Tetor 2020, 13:42

Pesë të rinjtë që grabisnin banesat të veshur si policë në fshatrat e Vlorës u arrestuan. Sekuestrohen 2 makina 3 celularë dhe prova të tjera materiale. Policia në kërkim të armëve që bënin grabitjet. Monitoronin shtëpitë me dron përpara vjedhjes.