SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Bekim Gurra, Admir Shabën dhe Armir Shabën, të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik, më 9 maj. Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë masë së sigurisë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Ndue Pjetra.
Në dëshminë e tij Bekim Gurra, i cili është personi kryesor në grabitjen e bankës në Koplik, ka treguar detaje duke thënë se familja e tij është në vështirësi ekonomike. Ai ka thënë se paratë e grabitura sipas tij i ka shpenzuar në Shkodër dhe Tiranë në klube të ndryshme dhe se familjes i ka dhënë një shumë prej 500 mijë lekë të vjetra.
