Grabitet Katedralja në Korçë, Prifti At Ilia: Metropolia e shqetësuar, ndodh për herë të tretë

3 Shtator 2018, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2018-09-03 15:10:48

Korçë-Një grabitje ka ndodhur gjatë natës, ku në qendër të qytetit, persona të paidentifikuar kanë grabitur arkën e kishës brenda Katedrales. Autorët e grabitjes, kanë dëmtuar edhe sendet e tjera që ndodheshin brenda katedrales. Prifti At Ilia, në një prononcim për mediat ka thënë se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe se vala e grabitjeve po vazhdon. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se autorët e grabitjes janë shtirur si besimtarë dhe kanë hyrë në kishë, dhe pasi janë larguar njerëzit e tjerë ata kanë grabitur arkën e të varfërve.Është e treta herë që vidhet Katedralja. Metropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet edhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e të varfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra.

At Ilia, prifti i Katedrales