Me Shootgun në dorë grabitën argjendarinë në Vlorë, arrestohet me çantën me florinj në dorë

29 Prill 2021, 11:33 | Përditesimi: 29 Prill 2021, 15:17

Një grabitje me arme zjarri ka ndodhur në një argjendari në Vlorë pranë shkollës "Ismali Qemali". Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku një person i maskuar me syze dhe kapele nën kërcënimin e një shootgun që kishin me vete arriti të merrnin disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.

Fillimisht autori ka qëlluar 2-3 herë me plumba manovër në ajër duke trembur banorët në zonë dhe punonjësit e argjendarisë dhe më pas ka kryer grabitjen.Policia e cila ndodhej në zonë për shkak se në shkollën "Ismali Qemali" ndodhen KZAZ për numërimin e votave të kandidatëve kanë ndërhyrë direkt duke bërë të mundur që autori të arrestohet menjëherë, ndërsa në vendin e ngjarjes u hodh shootgun-i dhe çanta me florinj. Në pranga ka rënë Martin Kapllanaj, ndërsa policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

b.ha./Shqiptarja.com