Grabitet me armë filiali i një institucioni financiar privat në Tiranë! Kërcënohen punonjësit dhe merren një shumë parash! Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

23 Janar 2021, 14:26

Një pikë e dhënieve të kredive në kryeqytet, filial i Credo, është grabitur paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë, në rrugën 'Bardhyl'. Mësohet se në filialin e një institucioni financiar privat, Credo.al, është marrë një sasi parash duke kërcënuar punonjësit me armë.