Grabitet në mes të ditës një pikë dhënie kredie në Durrës! Autori i armatosur merr 100 mijë lekë...punonjësi lajmëron policinë 40 min me vonesë

8 Shkurt 2020, 15:31 | Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 15:46

DURRËS- Një pikë dhënie kredie e Kredo.al  në qytetin e Durrësit ka rënë pre e grabitjes mesditën e kësaj të shtune.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi ka kërcënuar punonjësin ka arritur të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  14:24,  në lagjen numër 4, pranë busti të "Azem Hajdarit" në një zonë jo shumë të populluar, por edhe me kamera të shumta që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorit.

r.k./Shqiptarja.com