Grabitje në 60 sekonda, minorenët 'sa hap e mbyll sytë' bastisin bizneset gjatë ‘orës policore’

29 Nëntor 2020, 11:21

Ora policore për shkak të masave anti-Covid ka shtuar vjedhjet në Tiranë. Të drejtuar nga një lider i cili nuk del vetë në aksion, hajdutët minorenët janë kthyer në shqetësimin e Policisë. Në më pak se një muaj ata kanë kryer mbi 10 vjedhje biznesesh duke marrë para e sende me vlerë. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të vjedhjeve në qendër të Tiranës ku as alarmi i sigurisë nuk i shqetëson hajdutët që në 60 sekonda bastisin lokalin.