Me qindra qytetarë të Durrësit u dyndën këtë të premte para Prefekturës për të bërë aplikimet për grantet e tërmetit. Edhe pse grumbullimet janë të ndaluara, edhe një herë u shkelën haptazi masat anticovid.
Shkak për këtë grumbullim është afati i shkurtër që kanë në dispozicion qytetarët për të bërë aplikimet. Ministria e Rindërtimit ka rihapur procesin e aplikimeve për familjet e dëmtuara nga tërmeti, që nuk kanë arritur ende të përfitojnë bonusin. Kjo është mundësia e tretë që i jepet qytetarëve të Durrësit për tu dëmshpërblyer. Nga ky proces përfitojnë familjet që kanë dëme të shkallës DS1,DS2 dhe DS3.
