Gratë e Ballshit të bashkuara në ditën e dytë të grevës, thirrje Ramës dhe ambasadoreve: Kërkesat tona janë të realizueshme, vëre dorën në zemër dhe plotësoji

16 Tetor 2020, 10:48

Në ditën e dytë të grevës së urisë, 10 gratë e uzinës së Ballshit nuk heqin dorë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ato i kanë bërë thirrje të gjithë grave të Shqipipërisë që të sensibilizohen me to për të fituar këtë betejë për të drejtat e tyre, për marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në Uzinën e Naftës. Një prej tyre teksa tregoi se ka 34 vite që punon në Rafineri, u ka bërë thirrje edhe ambasadoreve në vendin tonë, që ta kuptojnë në çfarë gjendje të vështirë që janë.