Gravina 'ndan' Italinë: S'luhet më futboll në veri

15 Prill 2020, 12:23

Federata italiane e futbollit kërkon që të përfundojë Serinë A me çdo kusht dhe në çdo mënyrë. Presidenti i FIGC  Gabriele Gravina në një farë mënyrë “ndan” Italinë pasi ka lënë të hapur mundësinë që futboll nuk mund të riluhet në zonat më të prekura nga pandemia e koronavirusit: "Do të jetë shumë e vështirë që të luhet futboll në Bergamo por edhe në Milano, Brescia apo Cremona,”- thekson ai. Një ide kjo shumë komplekse pasi duhet një infrastrukturë shumë e mirë për skuadrat e veriut.

Basketbolli amerikan po mendon që ndeshjet të luhen të gjitha në Las Vegas dhe në lidhje me këtë ide Gravina shton: "Këtu tek ne është e pamundur të mendosh që kampionati të luhet në një qytet të vetëm pasi dhjetë ndeshje në një stadium është jo logjike. Ne do ta përfundojmë kampionatin kur vendi të rikthehet të jetojë dhe kur të jenë kushtet për ta bërë diçka të tillë. Unë e përsëris edhe njëherë se kampionati do të përfundojë pasi ka kohë.”