Grekët festojnë 29-vjetorin e OMONIA-s, Dule: Ende nuk kemi një relacion zyrtar për vrasjen e Kacifas

12 Janar 2020, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2020-01-12 16:04:24

GJIROKASTER-OMONIA ka perkujtuar sot ne fshatin Dervician 29 vjetorin e formimit. Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të qeverisë greke mes te cilëve zv/ministri i Jashtem grek Konstantinos Vlasis, deputeti i Demokracise se Re, partia qeverisese ne Greqi Dimitris Jojas si dhe deputeti i Syrizas Aleksis Katsis.

Njekohesisht ka qene prezente edhe ambasadorja greke ne Tirane Sofia Filipidhu, konsulli grek i Gjirokastres Lambros Kakisis. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, por edhe kryetari i Bashkise se Dropullit Dhimiter Toli i cili i përket PS-së.

Fillimisht jane lexuar nga kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo telegramet e urimit te presidentit grek Prokopis Pavlopulos dhe te kryeministrit grek Mitsotakis. Me pas kane pershendetur zv/ministri i Jashtem grek Vlasis, ambasadorja dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Ky i fundit ka hedhur akuza ndaj qeverise Rama per mosrespektimin e te drejtave te minoritetit grek. Ai tha se ka nje sere ceshtjesh te pazgjidhura te pronave ne Himare, apo ende nuk eshte zbardhur vrasja ndaj Katsifas ndonese ka kaluar nje vit-tha Dule duke kerkuar ndihmen qeverise greke.

"Pavarësisht përpjekjeve sistematike 29-vjeçare të OMONIA-s që lidhet me ruajtjen e identitetit dhe të drejtat e tyre në legjislacion sikur kërkohet nga ndërkombëtarët, ende me keqardhje konstatojmë se gjatë qeverisjes aktuale shënohen hapa që nuk kanë lidhje me realitetet e reja europiane.

Qeveria e zotit Rama që sot mban kryesimin e OSBE-së ka dështuar t'u përgjigjet kërkesave të kohës. Që prej 2017-ës muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve nuk i përgjigjej kërkesave të kohës, megjithatë deri sot nuk është marrë asnjë hap konkret. Pas regjistrimit të dështuar të 2011, ende ligji mbetet problematik dhe i paamenduar  sipas kërkesave të Këshillit të Europës.