Greqi/ 400 fëmijë të kampit të djegur të Morias drejt vendeve të Bashkimit Europian

11 Shtator 2020, 19:17

400 fëmijë emigrantë të pashoqëruar të cilët gjendeshin në kampin e Morias do të transferohen në 11 shtete të BE, përfshirë Gjermaninë, Francë, Holandën e Finlandë. Ndërkohë që fati i mijëra të tjerëve është akoma i pacaktuar, të cilët  prej mëngjesit të së mërkurës gjenden në qiell të hapur. 

Zjarret që shkatërruan kampin më të madh të refugjatëve në Evropë, Moria  në Lesbos edhe një herë vuri në qendër të vëmendjes trajtimin e azilkërkuesve nga BE. Mbipopullimi dhe kushtet e këqija të jetesës e kishin kthyer prej kohësh  Morian në një bombë me sahat - nën vëzhgimin e BE-së. Tani zjarret kanë lënë 13 000 emigrantë të pastrehë, shumica e të cilëve kanë kaluar orët e fundit në qiell të hapur, shumë prej tyre duke fjetur në afërsi të varrezave.