Greqi, kapen 102 kg heroinë në një apartament në Athinë, në kërkim poseduesit e saj

13 Tetor 2020, 11:06

Një sasi e madhe e heroinës, me peshë 102 kg dhe 685 gram është sekuestruar në një apartament në Athinë. Droga ishte e ndarë në 208 pako dhe e vendosur në 4 çanta të mëdha.

Sipas policisë greke apartamenti, pranë Stacionit të Larissa, ishte marrë me qira që nga 24 shtatorit, ndërsa janë ende në kërkim poseduesit e drogës.