Greqi/ Momentet kur shpërthen bomba në makinën e gazetarit të njohur

11 Janar 2021, 10:23

Një bombë ka shpërthyer ditën e djeshme në makinën e një gazetari të njohur, George Sfakianakis jashtë studiove të televizionit “E” në Greqi.

Sipas mediave greke, zhurma e shpërthimit ka qenë shumë e madhe po fatmirësisht nuk është raportuar asnjë I lënduar.

Gazetari George Sfakianakis, në një intervistë për “Protothema”, ka supozuar se bomba nuk ka pasur në shënjestër atë por moderatorin e emisionit Menios Fourthiotis.

Pranë makinës së dëmtuar u gjetën xhama të thyer të gotave dhe shisheve të birrës. Gazetari ka mbërritur në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet kush është autori që vendosi lëndën eksplozive.

Zjarrefikësit kanë mbërritur në vendin e shpërthimit menjëherë he kanë shuar zjarrin.

Gazetari, në rrjetin e tij social Instagram ka postuar foto të makinës së tij të shkatërruar.