Votimi për Marrëveshjen e Prespës është ratifikuar me 153 vota pro, nga 300 deputetë gjithsej që ndodheshin në parlamentin grek duke i hapur dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës raporton Zougla.
Votimi i sotëm i jep fund mosmarrëveshjes të zgjatur prej më shumë se 3 dekadash për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Mësohet se marrëveshja u miratua ditën e sotme në Kuvendin e Greqisë ku u votua me 153 vota pro dhe 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë Thanasis Theocharopoulos, Spyros Lykoudis, Elena Kountoura, Thanassis Papachristopoulos, George Mavrotas, Spyros Danellis, Katerina Papakosta dhe Stavros Theodorakis, i janë bashkuar SYRIZAS..
Sipas mediave vendase pas këtij hapi të hedhur, marrëveshja e arritur pritet t’i hapë shtetit të Maqedonisë , të quajtur tanimë Republika e Maqedonisë së Veriut rrugën për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Mbi bazën e kësaj marrëveshje, Greqia pritet të heq kundërshtimet e saj ndaj pranimit të fqinjit të saj ballkanik në NATO, pas një mosmarrëveshje prej gati tre-dekadash.
Këtë të premte qindra demonstrues u mblodhën përpara parlamentit grek të premten për të protestuar kundër marrëveshjes së Prespës. Dhjetra njerëz protestuan gjithashtu në Selanik. Marrëveshja u ratifikua me rezultat të ngushtë votash.