Greqi, shmanget një tragjedi si ajo e Essex, në Xanthi rreth 80 persona brenda një kamioni

4 Nëntor 2019, 14:36

Disa ditë pas lajmit tronditës se 39 Vietnamezëve të gjetur të vdekur brenda një trajleri frigorifer në Essex, në qytetin Xanthi në Greqi është shmangur një tragjedi e ngjashme.

Siç bëhet e ditur, sot policia ka ndaluar një kamion të dyshuar se transportonte emigrantë të paligjshëm.

Policia ndaloi automjetin dhe gjeti bredna tij mbi 80 imigrantë.

Kushtet brenda makinës ishin asfiksuese dhe emigrantët kishin vështirësi në frymëmarrje.

Siç raportohet nga media lokale, e vështirë të thuhet se ata do mbijetonin në kushte të tilla.

Mosha mesatare e emigrantëve të bllokuar ishte midis 20 dhe 30 vjeç.

Në videon e shpërndarë nga 'Xanthinews' mund të shihni kamionin, ambulancat dhe njerëzit në terren duke marrë ndihmën e parë.

Shoferi i kamionit u arrestua. Nuk bëhet e ditur kombësia e emigrantëve.