'Greqia është agresive në negociata', Beja në Report Tv: Nëse zgjerimi prek ishullin e Othonoi dhe Erikusës cenohet direkt deti territorial shqiptar

2 Shtator 2020, 17:39

Deklarata e Greqisë për zgjerimin me 12 milje është një e drejtë legjitime që ia jep konveta por duhet të aplikohet vetëm aty ku nuk cenohet deti territorial i Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e ish-komandatit të flotës detare Vladimir Beja në një interviste dhënë Report TV.

Beja është ndalur tek kjo çështje duke theksuar se nëse Greqia synon të zgjerohet me 12 milje në veri të ishullit Othonoi dhe ishullit të Erikusës cenon direkt detin territorial shqiptar dhe zonën ekonomike ekskluzive.