Greqia shpall të pafajshëm Agim Kajmakun, PD: Gënjeu dekriminalizimin, t'i vihen prangat

17 Shtator 2019, 23:40

Gjykata e Janinës në Greqi ka shpallur të pafajshëm Jorgo Toton (kryebashkiakun aktual të Vorës Agim Kajmaku) pas akuzave që ishin ngritur kundër tij që nga 2003 për falsifikim të kartëmonedhave. Report Tv zbardh vendimin e gjykatës së Janinës, ku theksohet se Jorgo Toto (Agim Kajmaku) i cili ka qenë në kërkim, të shpallet i pafajshëm për akuzën e falsifikimit të parave. I akuzuari Jorgo Toto ose Agim Kajmaku është përfaqësuar prej avokatit të tij në gjyq dhe pasi është shqyrtuar dosja, trupi gjykues vendosi se nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 13 janarit 2003 duke e shpallur atë të pafajshëm. 

Vendimi i plotë i gjykatës së Janinës
"Gjykata e Janinës e mbledhur në 12 shtator 2019 pas ndërprerjes së seancës së datës 11 shtator.  Të gjykohet i akuzuari i paraqitur (nëpërmjet avokatit të tij me prokurë, Jiorgo Toto, Thanas ose Thanasi, i Paraskevi, i lindur në 1971, Tiranë). Personi ka qenë në kërkim sipas vendimit nr. 79/2003 të gjykatës së Artës. Vendosim që i akuzuari të shpallet i pafajshëm për akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për të cilat është akuzuar në Artë në 13.01.2003" mbyllet vendimi i gjykatës së Janinës.Me këtë vendim kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku mbylli problemet me drejtësinë greke por jo me atë shqiptare. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaron se gjykata greke konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Gazment Bardhi kërkon shkarkimin nga detyra dhe arrestimin e Kajmakut me akuzën e fshehjes së arrestimit në Greqi me emrin Jorgo Toto.

    No videos found.