Greva 24 orëshe e palës greke, hapet Kakavija! Rradhë e gjatë kamionësh në pritje për të kaluar

25 Nëntor 2020, 09:41 | Përditesimi i fundit: 2020-11-25 14:36:47

Pas grevës 24 orëshe të doganierëve të palës greke në Kakavijë, e cila dje shkaktoi shkaktuar radhë të gjata të automjeteve të transportit të mallrave, në pjesën greke, edhe sot paraqitet e njëjta situatë.

Sikurse shihet dhe nga pamjet e Report Tv, ka një rradhë të gjatë kamionësh që janë në pritje për të kaluar kufirin.

Greva u zhvillua për shkak se punonjësit e palës greke kërkuan rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.

Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë.

Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.