Greva e naftëtarëve/ Kryemadhi: Kemi kërkuar nga SPAK të hetojë aferën korruptive në Ballsh

27 Tetor 2020, 10:39 | Përditesimi i fundit: 2020-10-27 17:51:04

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët u shpreh se ata i janë drejtuar SPAK për të hetuar atë që ata e quajnë aferën korruptive me rafinerinë e naftës në Ballsh. Ajo thotë se i kanë kërkuar KLSh informacion për situatën në rafinerinë e Ballshit.