Greva e palës greke në Kakavijë/ Krijohen rradhë të gjata makinash, kalojnë 120 këmbësorë

24 Nëntor 2020, 12:52

Greva 24 orëshe e doganierëve të palës greke në Kakavijë, e nisur ditën e sotme ka shkaktuar radhë të gjata në pjesën greke të Kakavijes të automjeteve të transportit të mallrave.

Ndërsa në pjesën shqiptare nuk ka asnjë makinë në pritje. Deri me tani kanë kaluar drejt Greqisë 120 këmbësorë ndërsa nga Greqia në Shqipëri 34 këmbësorë.