Gripi i ri i mori kushëririn, ish-deputeti Ndocaj jep një tjetër lajm të hidhur

13 Prill 2020, 18:00

Ish-deputeti Edurd Ndocaj, postoi një mesazh prekës për kushëririn e tij shqiptarit nga Lezha, 42 vjeçarin i cili humbi betejën me COVID-19 në Britaninë e Madhe. Ledi Skuraj babai i dy fëmijëve kishte 1 javë i shtruar në terapi intensive. Lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të Ledi Skuraj u konfirmua të shtunën e kaluar nga kushërinjtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale. Në një lidhje me skype në emisionin Repolitix në Report Tv ish-deputeti Ndocaj tha se Skuraj nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, ndërsa konfirmoi se edhe një tjetër bashkëfshatar i tij ka humbur betëjën nga koronavirusi në Itali.