Gripi i ri ’’paralizon’’ turizmin. Në kolaps udhëtimet: Presim sot të udhëtojmë nesër

15 Prill 2020, 17:56

Një agjenci udhëtimi e cila promovon pikat turistike të Shqipërisë si dhe guida turistike jashtë vendit ka rënë në kolaps. Udhëtimet në natyrë, si dhe guidat e ndryshme janë anuluar për shkak të situatës nga koronavirusi, i cili ka prekur ndjeshëm edhe turizmin. Dëmet që i janë shkaktuar këtij biznesi të vogël privat dhe ecuria e aktivitetit mbeten në udhëkryq. Por si i përgjigjen drejtuesit e kësaj angjencie në një lidhje skype në emisionin Repolitix pyejtjes mbi pritshmëritë e fluksit të udhëtimeve pas daljes nga karantina ? Pronari i nje agjencie në Tiranë, Nertian Ibi për Report TV shprehet se dëmi ka qenë i konsiderueshëm ndërsa për pjesën më të madhe të pronotimeve të bëra më parë klientëve u janë kthyer paratë mbrapsht.