'Gripi i stinës e bën të rrezikshëm COVID-in', Rama: Vaksina falas, kemi rritur kapacitetet

25 Gusht 2020, 15:13 | Përditesimi i fundit: 2020-08-25 15:15:02

Vaksina për gripin e stinës do të jetë falas. Kështu u shpreh Edi Rama ditën e sotme gjatë vizitës ku takoi mjekët e infektivit. "Kemi marrë masa për të rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar aspektin e gripit të stinës, pasi mesa di, një trup më vurberabël e merr goditjen më të fortë dhe vurnerabiliteti që krijon gripi i stinës e bën më të rrezikshëm COVID-in. Kemi vendosur një financim plus për vaksinimin falas" tha ai.