Grisi dosjet e gjykatës për të ndryshuar vendimin/ Lihet në burg ish-sekretarja e Administratives në Vlorë

14 Dhjetor 2019, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2019-12-14 12:45:26

VLORE- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-sekretaren e Gjykatës Administrative Vlorë, Edlira Shehu. Ajo akuzohet se ka abuzuar me detyrën e saj, duke ndryshuar dizpozitivët e vendimit të gjykatës, dhe për pasojë sillte konfuzion mes palëve dhe gjyqtares që kishte gjykuar çështjen administrative.

Shehu, në cilësinë e sekretares gjyqësore të gjyqtares me iniciale G.Xh, ka falsifikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të përsëritur disa vendime gjyqësore të kësaj gjyqtare. Në sallën e gjyqit gjyqtarja G.Xh ka vendosur rrëzimin me kërkesës për njërën palë, nga ana tjetër gjatë zbardhjes së vendimit, sekretarja e shkruante në dokument pranimin e kërkesë padisë.