Prindër të 10 fëmijëve/ Gruaja godet me sqepar në kokë burrin, dërgohet rëndë te Trauma!

6 Nëntor 2020, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2020-11-06 22:16:05

KURBIN- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin, ku një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin. Akti i rëndë ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit brenda banesës së çiftit Deda në fshatin Sanxhak. Sipas të dhënave Drane Deda, 58-vjeçe ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç. Ky u fundit ka marrë plagë serioze dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e Laçit është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshortëve të cilët janë prindër të 10 fëmijëve kanë qenë të vetëm në banese dhe dyshohet se para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan. Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 58-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Sipas burimeve 61-vjeçari ishte përdorues alkoli dhe çifti i bashkëshorteve kanë patur konflikte të vazhdueshme, por nuk ka pasur denoncime të mëparshme në polici për dhunë në familje.