Gruaja i bën gjëmë Juncker! E merr në telefon gjatë konferencës, publikohet video epike

26 Shkurt 2019, 11:41 | Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 11:41

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka bërë një sallë të tërë konferencash në Egjipt të shpërthejë në të qeshura.

Gjatë fjalës së tij, Juncker i ka rënë telefoni, diçka që i ndodh për të disatën herë.

‘Ishte dyshuesja e zakonshme, gruaja ime’ ka thënë Juncer para të gjithëve duke bërë që të pranishmit t’ia plasnin gazit.

Më pas gjithçka ka vijuar normalisht.