“Gruaja me mua fle në darkë”, burrat sulmojnë ne emision kryeministrin

27 Prill 2020, 10:25

Të ashpër kanë qënë meshkujt  me kryeministrin Rama për vendimin që të dielave të dalin nënat me fëmijët dhe jo edhe burrat e tyre. Një telefonues tha në emsionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv se:”Të dalin gratë e burrat të rrinë në shtëpi është maskarallëk”.Ndërsa një tjetër duke biseduar në studio me moderatorin Andi Kapxhiu e quajti Ramën aktor të nivelit të ulët: “Gruaja doli me djalin e unë ndenjta në shtëpi kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Gruaja a fle me mua në darkë fëmijët a rrinë me mua në shtëpi. Rama është një aktor komik i nivelit të ulët”