Gruaja në Thumanë merr lajmin e shumëpritur. Vëllai i nxirret nga greminat

26 Nëntor 2019, 20:52

Pas orës 20:00 të darkës, kur ka qenë nën rrënoja prej ors 03:54 të mëngjesit që ra tërmeti, Pëllumb Gregu është shpëtuar nga forcat e policisë dhe të ushtrisë, teksa ky moment është shoqëruar me duartrokitje. Është një mrekulli sesi ai dhe shumë të tjerë që u nxorrën në mbrëmje nga rrënojat ja dolën të mbijetojnë pa ujë, mes gërmadhave dhe mes plagëve që kanë marrë pas lëkundjes së fortë 6.4 ballë të tërmetit, që u ndje më së shumti në Thumanë, në pallatin ku Pëllumb Gregu jeton. Motra e tij priste në ankth lajme për të vëllanë dhe teksa kryeministri Edi Rama shkoi në Thumanë për të parë nga afër situatën, ju hodh e përlotur duke i kërkuar ndihmë për gjentjen e vëllait. 'O shpirt i motrës, o Pëllumb' shprehej ajo, teksa tashmë ka marrë lajmin e shumëpritur se vëllai i saj është mirë dhe do t'i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

  •  

    No videos found.