Gruaja shpërndan sanduiçë për studentët protestues

7 Dhjetor 2018, 16:19

Studentët vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit që prej orës 10:00. Protesta është shoqëruar edhe nga momente pikante të cilat nuk i kanë shpëtuar transmetimit live maratonë. 

I tillë është edhe ky moment kur një grua, banore e kryeqytetit ka mbërritur në protestë me një qese të madhe të cilën e kishte mbushur me sanduçë të cilët i ka shpërndarë për studentët. Këta të fundit e kanë pritur me ovacione këtë moment duke brohoritur. 

Ndryshe nga një ditë më parë kur e mbyllën protestën në orën 16:00, këtë të sotmen studentët kanë paralajmëruar se do ta zgjasin edhe me dy orë të tjera, deri në 18:00, ndërsa i kanë drejtuar ministres Lindita Nikolla edhe 8 kërkesa të tjera.