Gruaja ‘vallëzon’ para luanit afrikan, pamjet bëjnë xhiron e botës

2 Tetor 2019, 19:34

Pamje të rralla vijnë nga Kopshti Zoologjik i Bronx, ku një vizitore mori guximin për të thyer perimetrin e sigurisë.

Ajo u fut brenda zonës ku qëndronte luani afrikan, duke vënë në rrezik shumë serioz jetën e saj.

"Veprimi i saj ishte një shkelje serioze e sigurisë, që mund të kishte sjellë plagosjen e gruas, apo akoma më keq, vdekjen”, tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik.

Gruaja mund të shihet duke vallëzuar dhe duke tundur duart, sikur ta përqesh luanin për të lëvizur.

Video u realizua nga një kalimtar që ishte i pranishëm, ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e botës.

    No videos found.