Grumbullime masive dhe mosrespektim i distancës, bashkia e Krujës mbyll tregun e fruta-perimeve

17 Prill 2020, 08:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-17 08:10:53

Mungesa e kushteve higjienike, mosrespektimi i distancës dhe grumbullimet e qytetarëve apa asnjë lloj mase ka bërë që tregu i fruta-perimeve në Krujë të mbyllet mëngjesin e sotëm.

Në orët e para të mëngjesit, ka pasur një dyndje tepër të madhe të qytetareve për të bërë pazaret, duke qene se e shtuna dhe e diela janë të mbyllura për çdo lloj aktiviteti dhe banorët janë të ndaluar të dalin nga shtëpitë.

Grumbullimi masiv i njerëzve në treg por dhe shtimi i rasteve me COVID-19 në qytetin e Krujës ka bërë që bashkia të marrë masa për mbylljen e tregut. 

Në qytetin e Krujës numërohen 7 raste pozitive të prekura me COVID-19.