Grumbullimet e Kombëtareve U-19 dhe U-17, shumë risi me listat

7 Janar 2019, 14:26

19-vjeçarët do të zhvillojnë një minifazë përgatitore të kombinuar me disa ndeshje miqësore në kompleksin tropikal. Në listën e shpallur nga trajneri Dede bie në sy se 5 lojtarë vijnë nga ekipi I Shkëndijës së Tetovës në Maqedoni, ndërsa listës nuk i mungon as sulmuesi Emiliano Bullari për të cilin ka shfaqur interes Greqia.

Për këtë grumbullim trajneri Dede është shprehur:

“Një grumbullim që mbi të gjitha bëhet për të parë elementët kryesorë që kanë qenë në skuadër si dhe prurjet e reja që do vijnë si pasojë e selksionimeve që bëmë komplet ësi staf. Seleksionime që u bënë si në Greqi, Itali dhe Maqedoni.”-tha Dede.

Ndërkohë Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në kompeticionin “MERZEDEZ BENZ AEGAN CUP”, i cili organizohet nga Turqia nga data 14 dhe 17 janar dhe ku pjesëmarrëse janë 8 skuadra të ndara në 2 grupe. Ekipi I drejtuar nga Beqiri bën pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë.

Në lidhje me objetivin trajneri Elvis Beqiri u shpreh:

 “Shpresojmë që të gjejmë elemente të mira për të përballuar eliminatoret që këmi në muajin nëntor. Gjithsesi rruga është e gjatë deri atëherë dhe për momentin shpresoj të bëj një grup sa më të mirë lojtarësh që në të ardhmen t’i shërbejnë Kombëtares A.”-tha Beqiri.

Në listën me futbollistën e grumbulluar nga Beqiri bien në sy lojtarët e ardhur nga Atalanta, AEK, Olimpiakos si dhe Pedroense.