TIRANE - Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri (Rustemi) 39 vjeç, një prej pjesëtarëve të grupit Bajri. 39-vjeçari nga Shkodra u ekstradua nga Holanda falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.
Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë i Bajrit.
Behar Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit", "Organizimi i llotarive të palejuara", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë", kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal".
Behar Bajri është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale.