Grupi i fajdeve/ Arrestohet në Paraguaj Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës

14 Tetor, 13:54

Arrestohet nga policia e Paraguajit Elton Radovani, ish-anëtar në Këshillin aktual të Bashkisë Shkodërdjali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani. 31-vjeçari Radovani ishte në listën e Interpolit për llogari të shtetit shqiptar në lidhje me skemën e fajdeve ku ai rezulton t'i ketë marrë personave të ndryshëm shuma parash që shkojnë në disa milionë euro. Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqiperisë.

Skema e fajdeve u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani.  Për shkak të borxhit që dy djemtë e  Radovanit kishin marrë pranë këtij grupi, ata i kanë sekuestruar disa prona. 

Elton Radovani, si shkak i vesit të bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove, nisi duke marrë hua shuma të mëdha parash te persona të ndryshëm në Shkodër, bashkë me vëllain e tij. Të dy ishin larguar jashtë vendit, (Elton Radovani u arrestua sot në Paraguaj). Edhe ndaj vëllait të tij ka një vendim 'arrest me burg në mungesë dhe Interpol ka publikuar emrin dhe foton e tij në të gjitha pikat e kontrolli.

Ndërsa vetë ish-prefekti Paulin Radovani ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Paulin Radovani ka qënë prefekt i Shkodrës i zgjedhur nën siglën e LSI, teksa në Shkodër ai njihet edhe si biznesmen në sektorin fason. 

Hetimet për zbulimin e tyre kishin nisur prej 25 janarit të 2019-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër (lexo këtu). 23% ishte interesi në javë, dhe nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t'u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 3 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës.

Kategori të tjera