Grupi i PD çon në Kuvend listën për 'Zgjedhoren' dhe 'Territorialen'! Cakton emrat për Komisionin Hetimor për Investimet strategjike, por Konferenca e Kryetarëve ia rrëzoi

26 Maj 2022, 15:54 | Përditesimi i fundit: 2022-05-26 18:01:36

Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar së bashku me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, e ndërsa Dhurata Çupi nga PD-ja do të bashkëdrejtojë Komisionin e Reformës Territoriale së bashku me Benet Becin nga socialistët.