'GTA' në rrugët e Tiranës! Ndalet vetëm pasi e bllokuan me kamion, arrestohet pas 1 orë ndjekje 18-vjeçarin që sapo kishte marrë patentën

21 Nëntor 2019, 16:03

TIRANË- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Tiranë, ku pas një ndjekje rreth një orë nga policia është arrestuar një 18-vjeçar i cili akuzohet për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë.

I arrestuari është V.H i cili nuk i është bindur një patrulle policie edhe pse kishte shkelur semaforin në Bulevardin 'Gjergj Fishta'. Sapo ka parë patrullën e policisë i riu ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve.

Pas kësaj policia ka vijuar ndjekjen e tij dhe për rreth 1 orë dhe kanë mundur ta arrestojnë në periferi të Tiranës, vetëm pasi i bllokuan rrugën me kamion. Pas arrestimit policia zbuloi se i riu kishte vetëm 24 orë që kishte marrë patentën.

Branda makinës u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.