Guri Madhi si nuk e patëm njohur, rrëfimi prekës i të birit, Pandi Madhi!

24 Shkurt 2020, 16:48

Një artist në panteonin e pikturës shqiptare. Kështu e kanë përcaktuar një pjesë e studiuesve, kolegëve dhe kritikëve të artit  Guri Madhin.

I talentuar, i lindur me një shpirt krijues e fantazi të ndezur, me prirje drejt arteve moderne, Guri Madhi e kishte e pamundur të mposhtte dëshirën për të bërë vepra e kompozime origjinale, të cilat dilnin shpeshherë jashtë kornizave të artit soc-realist.