Guroret në Krujë vijojnë punën, asnjë masë për ndërprerjen e aktiviteti

18 Korrik 2018, 20:37

Guroret në Krastën e Krujës si dhe furrat e gëlqeres vazhdojnë aktivitetin e tyre pa asnjë shqetësim duke shkaktuar ndotje. Furrat e gëlqeres ndizen herë pas here në vende të fshehura për të mos rënë në sy.

Ato vazhdojnë të djegin goma makinash si dhe mbeturina të fabrikave fasone që çlirojnë në atmosferë tym, blozë dhe gazra helmuese tepër të rrezikshme për njerezit. Deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk interesohet për ndalimin e aktivitetit të këtyre guroreve, të cilat janë tepër të dëmshme për jetën njerëzve, por edhe bimësisë, ndonëse është thënë se nuk do të lejohet një aktivitet i tillë dhe që ndotja do të konsiderohet krim mjedisor dhe të gjithë ato subjekte që e shkaktojnë do të ndëshkohen rëndë.

Para disa muajsh vetë ministri i mjedisit Blendi Klosi e cilësoi të tillë këtë gjë por konkretisht faktet tregojnë të kundërtën, pasi ndotja është rritur në mënyrë të paimagjinueshme së bashku me aktivitetin dhe numrin e guroreve. Askush nuk pranon të flasë para kameras, as banorë e as punonjës e specialistë të shëndetësisë pasi sipas tyre kanë 20 vjet që flasin dhe absolutisht asnjë reagim apo përmiresim sado i vogël nuk ka ardhur nga ana e pushtetit për përmirësimin e situatës.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha