Gushti nis me fluks në Morinë, kosovarët drejt bregdetit, drejtor i Shëndetit Publik në Prizren: E pamundur t'i kontrollojmë për COVID

2 Gusht 2020, 09:51 | Përditesimi i fundit: 2020-08-02 12:00:31

Fadil Kryeziu, drejtor rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thotë se qytetarët e Kosovës që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të COVID-19, si për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, ndaj duhet të shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve.